Sëmuret Lady Gaga, anulon performancën në Las Vegas

08 nëntor 2019 | 14:18

Lady Gaga ka anuluar performancën e saj në Las Vegas për shkak të bronkitit. Në një postim në rrjetin social “Twitter” ajo ka kërkuar falje për anulimin e kësaj performance pasi ndjehej e dobët fizikishtë.

“Me keqardhjen e saj më të Lady Gaga njofton anulimin e performancës së sotme në Park MGM sepse është sëmurë nga një infeksion i sinusit dhe bronkiti”, ka shkruar Park MGM. Ndërkohë këngëtarja ka publikuar një fotografi të saj ku dukej sëmurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Kaia Gerber, para tre ditësh ishte parë në një…