Senatori amerikan Bernie Sanders me dorashka që pushtoi rrjetin , flet për foton epike

23 janar 2021 | 01:18

Në inaugurimin e Joe Biden si President një nga detajet që prej 2 ditësh ka pushtuar rrjetet sociale është është veshja e Senatorit të Vermont, Bernie Sanders.

Fotografia e tij veshur me një xhup ‘casual’ dhe me dorashkat, të krijuar nga triko të vjetra dhe plastikë të ricikluar, pushtuan rrjetin i cili ishte shumë kreativ duke krijuar meme  nga më të ndryshmet.

Një postim në Twitter shkruante: “Bernie i veshur sikur inaugurimi ishte në axhendën e gjërave që do të bënte sot, por jo gjithë dita e tij”.  

Dorashkat e Senatorit nga 20 janari duket se janë bërë një aksesor i domosdoshëm dhe mësuesja që i bëri dhe ia dhuroi Sanders-it është përmbytur me kërkesa nga njerëzit që duan t’i blejnë.

I pyetur për veshjen, Sanders tha për CBS News në një intervistë pas inaugurimit: “Në Vermont, ne vishemi trashë – dimë diçka për të ftohtin. Nuk jemi aq të shqetësuar për modën. Ne duam të jemi ngrohtë. Dhe kjo është ajo që bëra sot”.

Të enjten në mbrëmje, Sanders foli për ‘Late Night’, dhe tha se i kishte parë memet dhe nuk mund të mos qeshte me disa prej të cilave moderatori i tregoi.

“Unë thjesht isha ulur atje, duke u përpjekur të ngrohesha, duke u përpjekur t’i kushtoja vëmendje asaj që po ndodhte”, tha Sanders.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Varianti i ri i koronavirusit që u identifikua për herë…