Senatorja amerikane: Radoiçiq duhet të dërgohet në burg, Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë për arrestimin e tij

18 shkurt 2024 | 11:57

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ka thënë se Milan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të dërgohet në burg.

Këto komente senatorja amerikane i bëri në Mynih, pas takimeve që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Shaheen, ka thënë se Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për agresionin serb ndaj Kosovës.

“Kam pasur rastin të takohem me presidentin Vuçiq sot në mëngjes, jam takuar me kryeministrin Kurti dje dhe një nga gjërat që mendoj se duhet të ndodhë është që duhet ta arrestojnë Radoiçiqin dhe ta fusin në burg. Ai ka pranuar bashkëfajësinë në atë që ndodhi më 24 shtator, ka pranuar vrasjet dhe tani duhet të mbahet përgjegjës për këtë, dhe Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa është kostoja e luftës në Ukrainë? Cili do të…