Senatorja demokrate do të konkurrojë për presidente të ShBA-së

21 janar 2019 | 16:51

Senatorja demokrate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Kamala Harris, e cila përfaqëson Kaliforninë, ka bërë me dije se do të kandidojë për presidente të ShBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Harrisi, e cila është zgjedhur senatore më 2016, ka shërbyer më herët si prokurore e përgjithshme e shtetit.

“E ardhmja e vendit tonë varet nga ju dhe miliona të tjerë që ngrenë zërat për të luftuar për vlerat tona amerikane. Prandaj, po konkurroj për presidente të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar senatorja 54-vjeçare në një video të postuar në llogarinë e vet në “Twitter”.

Një kritike e zëshme e presidentit aktual të ShBA-së, Donald Trump, ajo është demokratja e pestë që i bashkohet betejës për emërimin nga partia për zgjedhjet e vitit 2020.

Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe John Delaney kanë njoftuar gjithashtu se synojnë të konkurrojnë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të hënën në…