Serbët fillojnë të mblidhen në Zveçan dhe Zubin Potok

01 qershor 2023 | 08:20

Qytetarë në Zveçan kanë nisur të grumbullohen që nga orët e para të mëngjesit, por në numër më të vogël se dje.

Punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, që funksionon nën sistemin e Serbisë, janë duke u regjistruar në listën e të punësuarve që është vendosur në një tavolinë, si dëshmi “që vijnë në punë”, raporton gazetarja e Radios Evropa e Lirë atje.

Gazetarja e REL, Doruntina Baliu, e cila gjendet në Zubin Potok, raportoi për situatë të qetë atje.

Sipas saj, tash për tash është mbledhur një numër i vogël protestuesish serbë. Objektin e komunës është duke e ruajtur Policia e Kosovës, ndërsa forca të KFOR-it tash për tash nuk shihen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës është aktivizuar në ngritjen e aktakuzave…