Serbët në veri të Kosovës kundër Petkoviqit dhe Listës Serbe: Shqiptarët po na mbrojnë

06 janar 2023 | 22:12

Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes, që u mbajt këtë vit në Zubin Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.

Gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije, një grup serbësh filluan të thërrasin “Petkoviq, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviqin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zubin Potok INFO (@zubinpotokinfo)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës njofton se edhe këtë të premte ka…