Serbët tërbohen me këngëtaren nga Kosova

19 nëntor 2019 | 20:40

Këngëtarja me origjinë shqiptare Albana Azizi, e cila jeton në Zvicër, ka sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Sa mirë ta bona”. Mirëpo, duket se pamjet e videoklipit të saj e kanë shqetësuar shumë popullin serb. Albana ka xhiruar në kishën e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës. Mirëpo, serbët mendojnë se veshja e këngëtares ishte tejet provokuese dhe poshtëruese për shenjtërinë e kishës ortodokse serbe.Sipas “Telegrafit”, Albana nuk mori leje nga kisha para se të xhironte videoklipin e saj dhe xhiroi në sy të serbëve. Gjithashtu, populli serb fajësoi edhe “RTK-në” që transmetoi këngën e saj. Të irrituar, serbët kanë vërshuar me komente kërcënuese në këngën “Sa mirë ta bona” në Youtube, duke i thënë Albanës se do ta masakrojnë. Pas këtij veprimi, komentet janë bllokuar në videon e këngëtares, ndërsa vetë Albana s’ka bërë asnjë deklaratë lidhur me situatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti i ri i Anglisë, Mason Mount, beson se ka…