Serbia e çon Gjuriqin në OKB për të lobuar rreth rezolutës për gjenocid, ai viktimizohet

01 maj 2024 | 08:10

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, dje mbajti fjalim në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për situatën në BeH, të caktuar nga Federata Ruse.

“Vendi im mbështet integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Unë dua që brezat e rinj të mos jetojnë në llogore ideologjike dhe në urrejtjen që është futur. Dua të shpreh nderimet e mia për të gjitha viktimat në Bosnje dhe Hercegovinë, por më pas u kërkoj të gjithë atyre që propozuan draftin e pakoordinuar të kuptojnë se ai është propozuar në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit. Prandaj kërkoj që ky draft të tërhiqet. Edhe në vitet 1990, liderët e papërgjegjshëm, para fillimit të luftës, filluan t’i nxjerrin plagët nga Lufta e Dytë Botërore” – tha Gjuriq.

Ai u mundua që ta paraqesë Serbinë si dënuese të krimeve që i ka kryer vet në BeH, gjatë luftës atje.

“Republika e Serbisë dënon të gjitha krimet, veçanërisht masakrën në Srebrenicë, dhe Parlamenti serb i dënoi krimet në Srebrenicë. Presidentët bënë disa herë nderimet e tyre në Srebrenicë, Serbia dënon mohimin e të gjitha krimeve në BeH”- tha ai.

Pas kësaj, ai dha një shembull të vuajtjeve të serbëve në luftën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe pyeti nëse ata ishin “më pak të vlefshëm” se të tjerët.

“Drejtësia për të gjitha viktimat është pajtim në BeH. Elmedin Konakoviq zbuloi qëllimin e tij të vërtetë, që është të planifikojë të fillojë procedurë kundër Serbisë. Një numër i madh njerëzish po largohen nga të dy entitetet dhe sa njerëz do të mbeten nëse hapen plagë të vjetra. Ne nuk duam që rajoni ynë të copëtohet nga tensionet etnike. Le të përgatisim një rezolutë të re që do të miratohet nga BeH dhe rajoni. Le të vendosim menjëherë tërheqjen e rezolutës, që të mos ketë hierarki viktimash dhe hakmarrje. Ne duam që brezat tanë të ndajnë përparimin. Nuk ka asnjë recetë për shërimin e plagëve. Le të punojmë së bashku dhe ta zgjidhim këtë vështirësi. Të arrijmë një konsensus, që e kaluara e dhimbshme të mos përsëritet” – përfundoi ai.

Pas tij foli përfaqësuesi i Kroacisë në OKB, Ivan Shimonoviq.

Para së gjithash, ai vlerësoi punën e Këshillit të Ministrave të BeH-së, veçanërisht Borjana Krishto, dhe konfirmoi edhe një herë mbështetjen e Kroacisë për Rezolutën për Srebrenicën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
8 gazeta amerikane kanë paditur kompaninë OpenAi, e cila zotëron…