Serbia e mposhti Kosta Rikën

17 qershor 2018 | 17:01

Serbia sot ka shënuar fitore kundër Kosta Rikës me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

 Kosta Rika dhe Serbia u përballen në “Cosmos Arena” në Samara në duelin e parë të Grupit E.

 Kosta Rika e kontrolloi pjesën e parë duke krijuar më shumë raste, por nuk arriti të shënonte.

 Edhe në pjesën e dytë ishte ndeshje e barabartë, por dallimin e bëri një goditje e mbrojtësit të Romës, Aleksander Kollarov, i cili shënoi për epërsinë e Serbisë pas një ore lojë.

 Dueli i dytë i rrethit të parë në këtë grup, mes Brazilit dhe Zvicrës, zhvillohet sonte në orën 20:00.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shiut dhe breshri kanë shkaktuar miliona euro dëme…