Serbia është strehë e terroristëve

11 mars 2024 | 08:01

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se takimi mes kriminelit Milan Radojiçiq dhe ish-ambasadorit të Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, nuk është befasi për të.

Ai tha se Serbia nuk është vetëm burim i destabilizimit dhe financuese e terrorizmit, por edhe strehuese e tij. Haziri deklaroi se nuk është befasi takimi i ish-ambasadorit të Serbisë në ShBA, Gjuriq me kriminelin Radojiçiq.

Nga Gjilani, ai kritikoi dhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se dëmi i është shkaktuar vendit nga vendosja e masave të BE-së, kalon 400 milionë euro./rtk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e mirënjohur Albina Kelmendi, ka publikuar këngën e saj…