Albina Kelmendi lanson këngën e saj ‘Dada’

11 mars 2024 | 00:43

Këngëtarja e mirënjohur Albina Kelmendi, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Dada”, mban titullin kënga më e re e këngëtares e cila vjen me interpretim të shkëlqyer nga Albina.

Kënga vjen e realizuar dhe me videoklip të mrekullueshëm.

Albina gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore.

Ajo po vazhdon të pëlqehet për zhanrin e saj të muzikës, të cilit i ka qëndruar besnike që nga fillimi i karrierës.

Siç dihet në vitin 2023, Albina dhe familja Kelmendi kanë përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurovision Song Contest 2023”, me këngën “Duje”, pas fitores në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Kënga “Duje” vjen e realizuar, me tekst nga Eriona Rushiti (e cila e ka përfaqësimin e dytë në Eurovizion), ndërsa muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga kompozitori Enis Mullaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e njësive elitare të policisë që zmbrapsën terroristët serbë…