Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinim kundër Covidit

28 shkurt 2021 | 16:19

Qytetarët e Kosovës janë ftuar që të aplikojnë në Serbi për tu vaksinuar kundër Covid-19.

Përmes një njoftimi për medie, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

E imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë.

Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini i Klinës ka marrë një fitore të madhe në…