Serbia me dalje në Detin Adriatik, Haxhiu: Kur e tha Reka kërkuan që të shkarkohet

05 shtator 2020 | 13:47

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se kur kishte deklaruar ish-ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë Kurti, Blerim Reka, se mund të shihet si mundësi që Serbia të ketë dalje në detin Adriatik në këmbim të njohjes, AAK, Nisma dhe PDK kërkuan shkarkimin e tij.

“Interpelanca që ishte kërkuar për shkarkimin e ish Ministrit Reka nga AAK, Nisma e PDK për deklaratën e dhënë që në këmbim të njohjes nga Serbia mund të shihet dalja në detin Adriatik si mundësi. Delegacioni i paligjshëm që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve përveç që nuk i kërkoi njohjen Serbisë, hoqën dorë nga Kosova! Ku janë tash këta që kërkonin shkarkimin e Ministrit Reka? Ku janë fshehur? A do kërkojnë shkarkim të Hotit, Haradinajt, Selimit e të tjerëve?”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri është takuar me ministrin e Tregtisë dhe…