Serbia shpreson se vizita e Macronit do t’i jap fund taksës

15 korrik 2019 | 11:36

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të arrijë të hënën për vizitë në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai francez Macron, do të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.

Pesë marrëveshje në mes të dy vendeve, do të nënshkruhet në fushën e armatimit, ka njoftuar ministra e Brendshme e Serbisë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se shpreson se presidenti francez, gjatë vizitës në Beograd, do të ndërpresë lojën me “taksën”, të cilën e ka vendosur Prishtina ndaj mallrave serbe, si dhe do të japë garanci “se ajo do të përfundojë”.

“Askush nuk mund të më bindë se Evropa perëndimore, në të cilën Franca është një nga udhëheqëset, dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn,për tetë muaj, të heqë një vendim të turpshëm administrativ”, ka thënë Daçiqi.

Ai ka thënë se ardhja e Macronit është një nga vizitat më të rëndësishme të personaliteteve të huaja në dekadën e fundit, dhe se Beogradi ka shpresa të mëdha nga kjo vizitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina, pas një pushimi dhjetëditorë, sot (hënë) i fillon…