Serbia si “Kali i Trojës” në rendin e ri botëror

26 prill 2022 | 17:17

Shkruan: Isa Krasniqi

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kam fituar bindjen e plotë se, ky është fillimi i një Rendi të ri botëror.

Në fakt, përveç disa nuancave të proceseve të pakontrolluara dhe të pa menaxhuara në tërësi, bindja ime është se, gjithçka që po ndodhë atje dhe rreth sajë, është një planifikim strategjik i planifikuar në mënyrë të shkëlqyer.

Po, procesi i krijimit të Rendit të ri botëror po ndodhë. Këtë tashmë askush nuk mund ta mohoj!

Por, ajo çka më intereson mua dhe besoj gjithë opinionit të gjerë, kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët është se, ku jemi ne në këtë proces? Më në veçanti, ku është Republika e Kosovës në këtë proces?

Mendoj, që në aspektin e përfaqësimit të faktorit shqipar si tërësi, ka një qasje deri diku në këtë proces, por largë shumë largë ku duhet të ishte. Përfaqësuesit dhe shoqëria e Republikës së Kosovës (kush më shumë e kush më pak, të gjithë ne padallim, duke përfshi edhe pozitën dhe opozitën), në mungesë të posedimit të një analize të sakt dhe të thukt rreth këtij procesi të Rendit të ri botëror që po ndodhë, jo vetëm që jemi jasht kësaj rrjedhe, por me paaftësinë analitike, sikur po veprojmë kundër interesave shqiptare në përgjithësi dhe po ashtu kundër interesave të Republikës së Kosovës në veçanti.

Për mua është krejt e qartë, se të gjitha proceset që kanë ndodhur dhe po ndodhin rreth Kosovës, si në aspektin e brendshëm dhe atë të jashtëm, nuk është rastësi. As procesi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk është rastësi.

Dhe shih qudinë, përveç elementit brenda nesh që historikisht ka qenë kundër vetvetës, pra kundër interesit tonë kombëtar, vazhdimisht shumica e pjesës tjetër, dje dhe sot, po ankohen se, këtë proces apo atë procesin tjetër në dëm të interesit shtetëror të Kosovës, po e inicion dhe lufton Serbia, e mbështetur edhe nga Rusia. Pse kjo befasi, ose pse e gjithë kjo ankesë e vazhdueshme, që në raste është shndërruar edhe si vajtim. Serbia ka vepruar, vepron dhe ka për të vepruar kundër interesave të shqiptarëve, ajo ka për të vepruar në vazhdimësi kundër interesave të shtetit të Republikës së Kosovës.

Por ne, përveç ankesave të shndërruara deri në vajtim, si po veprojmë? Konkluzioni më dërgon në përfundim që për momentin nuk po dua as ta them. Tmerr. Mjerim. E pafalshme.

Në këtë kontest, Serbia më përvojen e sajë që nga mesjeta, po luan rolin e interesit të vet. Historikisht dhe strategjikisht ishin në vazhdimësi edhe me fituesin edhe me humbësin e luftrave në mes perandorive. Pra, dihet që ata ishin në mesjetë edhe me Perandorinë Osmane, si më e fuqishmja e asaj kohe, edhe me Kryqëzatën apo Përendimin e asaj kohe. Ata janë kështu edhe në ditët e sotme. Konkluzionin e kësaj do ta jap pak më poshtë, por ti kthehemi pak edhe interesit shqiptar në këtë kontekst.

Që me Kohën e Madhe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut e deri më Kohën e Artë historike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shqiptarët si autokton i kësaj hapësire gjeografike, nuk ishin rreshtuar asnjëherë më drejtë për interesin e vet si histori, civilizim dhe përspektivë. Historia na e bënë shumë të qartë se, çka i ndodhi shqiptarëve pas epokës së lavdishme të Gjergj Kastriotit. Dhe rrjedhimisht vjen paralelja shumë shqetësuese, se me këto veprime të sotme të faktorit të Republikës së Kosovës në kuadrin e procesit të Rendit të ri botëror, mos po na përseritet historia, që pas epokës së lavdishme të UÇK-së, ndoshta jo krejtësisht në përmasa të atyre rrethaneve, por në rrethant e sotme, të humbim atë çka kemi arritur deri më tash.

Që mos të ndodhë kjo, të gjithë pa përjashtim, duhet të veprojmë që ta zvogëlojmë rolin tepër të rrezikshëm në këtë aspekt, të Serbisë si “Kali i Trojës”. Për analizën time, tashmë duket qartë se Serbia është duke luajtur mjaft mirë rolin e “Kalit të Trojës” në kuadër të procesit të Rendit të ri botëror. Kuptohet, në këtë proces ajo nuk mund të zë pozitën e Gjermanisë, Francës apo Britanisë së Madhe, por duke luajtur rolin e “Kalit të Trojës”, do të jetë konributdhënëse e interesit të Rendit të ri botëror tek SHBA-të, si udëheqësja kryesore e këtij Rendi të ri në të ardhmen.

Në këtë vlerësim meritash të krijimit të Rendit të ri, shqiptarëve dhe sidomos Republikës së Kosovës, nuk i mjafton vetëm të qenurit si shteti dhe populli me proamerikan në botë. Në fund vendos peshorja e kontributeve të secilit rol në krijimin e këtij Rendi të ri botëror.

Por, në bazë të logjikës dhe analizave të mija, unë jam krejtësisht i bindur se, roli i Serbisë si ”Kali i Trojës” në procesin e devalvimit të faktorit rus në Rendin  e ri botëror, është evident.

Megjithatë, kisha pas dëshirë të jem i gabuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar, me datë 22 prill, gazeta “Epoka e…