Serbia të tregojë se është vërtetë e interesuar për dialog

06 qershor 2020 | 11:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas vendimit të Qeverisë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, ka thënë se vendimi i sotëm për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që çon në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.

Mustafa ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.

“Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë. Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm”, ka shkruar Mustafa.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brescia ka shkëputur kontratën me Mario Balotellin pasi sulmuesi vazhdon…