Serbia vazhdon lobimin kundër Kosovës

20 gusht 2018 | 15:46

Beogradi zyrtar po e vazhdon fushatën kundër pavarësisë së Kosovës ashtu që disa vende të tërheqin njohjen për vendin tonë, shkruan “tanjug”.

Me këtë qëllim e në këtë funksion, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Ganës Shirley Ayorkor Botchway kanë pasur një bisedë në Beograd.

Ata janë pajtuar sot që të vazhdojnë dialogun politik dhe që hapja e Ambasadës së Serbisë në Akra do të jetë shtysë e marrëdhënieve bilaterale.

Gjatë takimit Vuçiqi e ka njoftuar Botchwayn për qëndrimin e Serbisë ndaj çështjes së Kosovës si dhe për dialogun me Prishtinën.

Ai ka shfaqur shpresën se Gana do ta shqyrtojë njohjen e që ia ka bërë pavarësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Kompania NewCo Ferronikeli", që gjendet në Drenas, të hënën ka…