
Serbia zbulon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
30 maj 2025
| 14:04
Serbia ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ku sfida hapëse do të jetë më 7 qershor ndaj Shqipërisë në Tiranë, ndërsa tri ditë më vonë, më 10 qershor, serbët do të presin Andorrën në qytetin e Leskovqit.
Trajneri Dragan Stojkoviq ka përzgjedhur 25 futbollistë për këtë grumbullim, ndërsa ka lënë jashtë emra si Ivan Iliq, Mirko Topiq, Petar Staniq dhe Milutin Vidosavljeviq nga lista e gjerë paraprake.
Serbia bën pjesë në Grupin K, së bashku me Shqipërinë, Andorrën, Anglinë dhe Letoninë. E gjithë vëmendja është te dueli kundër Kombëtares sonë, që ka një peshë të madhe edhe emocionale.