Serbiatria, një shtet i ngritur mbi krime dhe në toka të huaja

03 nëntor 2023 | 14:16

Serbia nuk e ka njohur kurrë logjikën e sundimit mbi popujt joserbë, siç e kanë njohur romakët, bizantinët, bullgarët, osmanët, madje edhe rusët. Serbët e kanë njohur vetëm idenë dhe praktikën e zhdukjes fizike të popujve joserbë që kanë rënë nën sundimin e tyre.

Milazim KRASNIQI

Termi Serbiatria, që përdoret nganjëherë në diskursin medial opozitar serb, e shprehë më së miri natyrën patologjike të shtetit serb, pra të një shteti si një farë spitali psikiatrik. Termi është i farkuar vitet e fundit, ndërsa natyra e atillë e shtetit serb, si një institucion që udhëhiqet dhe aplaudohet nga njerëz me çrregullime mendore, është e hershme, që nga themelimi i tij e deri sot. Në këtë kontekst, shteti serb mund të paraqesë një shembull unik të një shteti që nuk ka pasur aftësi të transformohet, pavarësisht nga periudhat historike, format e regjimit dhe pozita gjeopolitike. Ngurtësim në një gjendje patologjike, në rastin konkret, si një institucion psikiatrik.

Serbët e kanë njohur vetëm idenë dhe praktikën e zhdukjes fizike të popujve joserbë që kanë rënë nën sundimin e tyre

Në vetë fillimet e veta, në Mesjetë, shteti serb është bërë i njohur nga zhvillime abnormale, fjala vjen si atëvrasja e Dushanit. Kjo mund të mos ketë pasur lidhje me dukurinë llapot, vrasjen publike të prindërve të moshuar, e cila ndër serbë, sipas antropologut të njohur kroat, Branimir Anzulloviqit, ka qenë dukuri e zbatuar publikisht. Në një rast tjetër, lufta për pushtet ka rezultuar nga nxjerrja e syve të të birit, Stefan Deçanskit nga babai i tij Millutini, një dukuri që ka qenë sigurisht e lidhur edhe me praktikat bizantine. Ndërsa në kohët moderne, shteti serb rifillon me prerje kokash, fillimisht me prerjen e kokës së udhëheqësit të kryengritjes serbe të vitit 1804, Karagjorgjit. Tradita e vrasjes së sundimtarëve ka vazhduar shekull pas shekulli, ku nga vrasjet më lemeritëse ishte vrasja nga ana e organizatës ‘Doat e Zezë” e mbretit Aleksandër Obrenoviqit dhe mbretëreshës Draga Mashinit. Në kohën më të re, vrasje të bujshme politike ishin vrasja e Ivan Stambolliqit dhe vrasja e Zoran Gjingjiqit. Ndërsa, fati i Sllobodan Millosheviqit, i cili nga qeveria serbe iu dorëzua Tribualit Penal, ka njëfarë ngjashmërie me atë të Karagjorgjit, me dallimin se atë e dorëzuan të gjallë, për të dalë nga burgu i Hagës i vdekur.
Brenda kësaj natyre brutale e barbare të pushtetit dhe të luftës brendaserbe për pushtet, popujt që kanë rënë nën sundimin e shtetit serb, që nga Mesjeta e deri sot, kanë qenë të trajtuar me metodat dhe brutalitetin që i karakterizon sjelljet dhe veprimet jonormale. E para, Serbia nuk e ka njohur kurrë logjikën e sundimit mbi popujt joserbë, siç e kanë njohur romakët, bizantinët, bullgarët, osmanët, madje në disa raste edhe rusët. Serbët e kanë njohur vetëm idenë dhe praktikën e zhdukjes fizike të popujve joserbë që kanë rënë nën sundimin e tyre. Pra, ata marrjen e territoreve e kanë shoqëruar me dëbime masive të elementit joserb dhe pastaj me kolonizimin e territoreve të pushtuara me serbë. Në shërbim të kësaj ideje e praktike gjenocidale, kanë shërbyer edhe elaboratet e shumta. Në kohën e re, në vend të Zakonikut të car Dushanit, i cili kërkonte dëbimin ose vrasjen e atyre që nuk i përkisnin ortodoksisë serbe, u hartuan dokumente laike me fundament shovenist. Kjo periudhë e sketërrshme e mendimit politik serb dhe e praktikave gjenocidale serbe filloi që nga Naqertanie e Ilija Garashaninit. Ai projekt më vonë u pasua nga Ligji për kolonizimin e viseve Jugore, nga dy Elaboratet e Vasa Çubrilloviqit për dëbimin e shqiptarëve, nga Elaborati i Ivo Andriqit për copëtimin e Shqipërisë nga Projekti i Stevan Moleviqit, nga Instruksioent e Drazha Mihajlloviqit, nga Memorandumi i Akademisë Serbe të Arteve e të Shkencave të vitit 1986, nga Memorandumi 2, si dhe një mal dokumentesh qeveritare, të parlamentit, të presidencës e të dikastereve të ndryshme qeveritare. Në të gjitha ato dokumente një ide mbetet gjithmonë fikse: dëbimi me dhunë i popujve joserbë nga vatrat e tyre dhe popullimi i atyre territoreve me elementin serbë e malazez.
Në shërbim të këtyre ideve pastaj janë përdorë mjetet e shtetit okupator, duke e shndërruar atë shtet vërtet në një burg a spital psikiatrik. Fatkeqësisht, brenda atij projekti të çoroditur të ndërtimit të shtetit imperial serb, është historia e vërtetë e Serbisë së dikurshme dhe kësaj të sotmes, e cila ende nuk ka hequr dorë nga objektivat e vjetra imperiale dhe hegjemoniste, me synimin final të zhdukjes fizike të popujve joserbë, veçmas të tre prej këtyre popujve fqinj të serbëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe malazezve. Serbiatria, pra, ende funksionon si ide e projekt, natyrisht me modifikime në realitetet e reja gjeopolitike, të cilat nuk janë në favor të projektit për Serbinë e Madhe, ose botën serbe. Vetë fakti që insistohet me ngum iracional në atë projekt, përkundër faktit se rrethanat gjeopolitike, gjeostrategjike e gjeokulturore janë kundër tij, e zbulon edhe më fort atë natyrë jonormale, shizofernike të shtetit serb, të quajtur Serbi, që funksionon vërtet si Serbiatri.

Tribunali Penal ka dënuar kreun e armatës dhe policisë serbe

Kjo natyrë antihumane dhe antihistorike e shtetit serb, mund të shihet edhe në veprimet që bëhen nga shteti serb gjatë kësaj vjeshte të viti 2023. Ku shihet? Pas një fushate të gjerë propagandistike gjatë verës në Serbi, nën sloganin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, të udhëhequr e të inkurajuar nga presidenti i Serbisë, më 24 shtator 2023, filloi një sulm i armatosur i një grupimi paramilitar, që hyri në Kosovë nga Serbia, me armë e me logjistikë po nga Serbia. Ripushtimi i një pjese të territorit të Kosovës duket se ishte objektivi strategjik i këtij aksioni politik e paramilitar, për të forcuar pozitat e Serbisë në procesin e dialogut në Bruksel. Pavarësisht nga epilogu, që ishte një dështim spektakular i Serbisë, dy gjëra dëshmojnë që kjo politikë dhe bashkë me të edhe ky aksion, i përkasin sferës së veprimeve abnormale. E para, sigurinë në Kosovë e mirëmban NATO, e veshur me mandat të fortë nga KS i OKB-së. E dyta, po tentohej të kthehej në Kosovë një ushtri e cila ka kryer krime të gjenocidit, për të cilat kreu shtetëror serb është dënuar nga Tribunali Penal në Hagë. Siç dihet, në aktgjykimin përfundimtar, Tribunali i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me shtatëdhjetë e katër vjet burgim gjithsej, katër funksionarë të lartë shtetërorë serbë, që kanë kryer krime në Kosovë në kuadër të një “projekti të bashkuar kriminal”. Personat e dënuar janë: ish nënkryetari i qeverisë federale, Nikolla Shainoviqi, (i dënuar me 18 vite burg), gjenerali i policisë, Sreten Llukiqi (me 20 vite burg) gjenerali i armatës, Nebojsha Pavkoviqi, (me 22 vite burg) dhe gjenerali Vlladimir Llazareviq (me 14 vite burg.) Me rëndësi të posaçme në këtë kontekst është se Tribuali pati konfirmuar se Sllobodan Millosheviqi ka qenë në krye të këtij grupi kriminal. “Këshilli i ankesave ka gjetur se projekti i bashkuar kriminal ka ekzistuar”, thuhet në vendimin përfundimtar të Tribunalit Penal në Hagë. Prandaj të tentosh ta kthesh ushtrinë dhe policinë në një vend ku është kryer gjenocid nga ajo ushtri e ajo polici, kjo thjesht është çmenduri, sepse në atë rast lufta e armatosur do të ishte e paevitueshme.
Në fakt, me këtë politikë aktuale luftënxitëse lidhen edhe disa veprime të tjera të këtyre kohëve brenda Serbisë, sikundër është ngritja e muzeut dhe përmendores së kreut të lëvizjes çetnike Drazha Mihajlloviqit. Muzeu u hap një ditë para se delegacioni i nivelit të lartë të Pesëshes evropiane-amerikane, të shkonte në Beograd, në përpjekje për t’i rikthyer palët në procesin e dialogut të Brukselit. Mesazhi i muzeut të Drazha Mihajlloviqit, krahas procesit të rehabilitimit të Millan Nediqit e madje edhe të Dimitrije Lotiqit, krahas përpapjes së murale të Ratko Mlladiqit dhe shpërblimeve publike për të dënuarti e Tribubalit penal të Hagës, dëshmon se Serbia nuk është denacifikuar. Projekti i Serbisë së Madhe, tash i modifikuar si bota serbe ende është projekt i politikës shtetërore të Serbisë, gjë që edhe në këtë aspekt e bën të duket më shumë si Serbiatri se sa si Serbi. Serbia me këtë trashëgimi dhe pa hequr dorë prej saj, nuk ka asnjë gjasë të bëhet evropiane. Në fakt, Serbia e udhëhequr nga trilingu Vuçiq-Daçiq –Vulin, të cilët kanë qenë eksponent direkt të politikës gjenocidale të Millosheviqit e të Vojisllav Sheshelit në vitet nëntëdhjetë, ka ngelë po ajo Serbi fashiste. Realisht, Vuçiqi e Daçiqi do të duhej të ishin proceduar në Tribunalin Penal të Hagës për rolin që kanë pasur në nxitjen e gjenocidit në Bosnje e në Kosovë. Vuçiqi mbahet mend për deklaratën e tij tipike naziste, kur thoshte se për një serb të vrarë në Bosnje, do të vrisnin 100 muslimanë (boshnjakë.)

Cili është shkaku themelor i natyrës jonormale të shteti serb

Natyra jonormale e shtetit serb, në kohën tonë, po shihet edhe në arenën ndërkombëtare. E para, Serbia nuk e pranon gjenocidin që është bërë në Srebrenicë. Me këtë qëndrim Serbia shkelë ligjin ndërkombëtar. E dyta, Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës. Bile sipas hulumtimeve që janë bërë në Serbi, mbi 70% e publikut serb e përkrahin agresionin rus. E treta, Serbia bën vazhdimisht diversion ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, duke e përdorë RS dhe Millorad Dodikun si “kalë Troje.” E katërta, Serbia e mban nën presion e destabilzim permanent Malin e Zi, shtetin që ka avancuar më së shumti në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. E pesta, në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili u mbajt në Tiranë më 16 tetor 2023, Vuçiqi nuk denjoi të merrte pjesë, ndërsa të nesërmen arriti në Pekin, në takim me Si Gjingpingun dhe Vlladimir Putinin. Marrëveshjet e arritura me Kinën, ku bie edhe marrëveshja për tregti të lirë, po e shndërrojnë Serbinë në një shtet të varur nga Kina. Deficiti tregtar i Serbisë me Kinën aktualisht është 3.7 miliardë dollarë, pra një deficit skllavërues. Mbulimi i importit me eksportin, në raport me Bashkimin Evropian është 83%, ndërsa me Kinën vetëm 23%. Cinikët mund të thonë se Serbia po shndërrohet në një shtet-skllav të Kinës, siç ishte dikur Shqipëria e Enver Hoxhës. E gjashta, Serbia injoron ta njohë Kosovën si shtet të pavarur edhe pse Gjykata e Drejtësisë në Hagë ka rekomanduar se pavarësia e saj nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare e as me rezolutën 1244. Ideja dhe përpjekjet si aksioni terrorist i udhëhequr nga Millan Radojçiqi më 24 shtator 2023, do të thotë ide dhe përpjekje për rikthim në gjendjen e luftës së armatosur me Kosovën e rrjedhimisht edhe me NATO-n. Një shtet normal, që ka synim zhvillimin dhe integrimin në Bashkimin Evropian, nuk mund të ketë ide dhe përpjekje të kësaj natyre. Meqë Serbia i ka këto ide dhe bën këso përpjekjesh, është e qartë se ende nuk është një shtet normal. Rrjedhimisht më shumë është Serbiatri se sa Serbi.
Serbia nuk mund të jetë shtet normal derisa të heqë dorë nga synimet që të pushtojë territoret e huaja dhe të zhdukë popujt joserbë. Këtë e pati vërejtur Dimitrje Tucoviqi në rrëmujën e luftës ballkanike, kur pati thënë se “shkaku themelor i të gjitha të këqijave nga të cilat vuajmë dhe nga të cilat do të vuajmë edhe në të ardhmen shumë, është në atë se kemi hyrë në tokën e huaj.” Faktikisht, Serbia është formuar si shtet në tokat e huaja, duke përfshirë madje edhe Beogradin, i cili ka qenë qytet hungarez. Fatkeqësia është se rolin e xhandarit në Ballkan ia kanë dhënë disa nga Fuqitë e Mëdha, Rusia, Franca e Britania e Madhe, duke e përdorë Serbinë si bastion antiaustriak e antigjerman dhe si shtet çrrrënjosës i muslimanëve nga Ballkani. Vrasja e Franc Ferdinandit në Sarajevë më 1914 dhe gjenocidi në Srebrenicë në vitin 1995, janë vetëm maja e Ajsergut e atij roli destabilizues e krimi gjenocidal, që ka marrë Serbia mbi vete, deri në ditët tona.

Shenja tetor 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare Anthony Johnson, një…