Sergio Mattarella rizgjedhet president i Italisë

29 janar 2022 | 22:20

Sergio Mattarella është rizgjedhur president i Italisë për të dytën herë radhazi.

Por rizgjedhja e 80-vjeçarit që fitoi një mandat të dytë 7-vjeçar erdhi pas tetë votimeve.

I fundit u zhvillua sonte dhe prodhoi shumicën e nevojshme për të zgjedhur kreun e shtetit në Itali.

Mattarella mori 759 vota ndërkohë që mjaftonin 505 vota.

Rizgjedhja e Mattarellës si president është një lajm i shkëlqyer për Italinë tha kryeministri Mario Draghi.

Mattarella njihet si pajtues i palëve politike dhe ka pasur një rol thelbësor në stabilitetin politik në Itali gjatë viteve të fundit.

Politika italiane prodhon me shumicë kriza për shkak të fragmenatrizimit të madh.

Presidenti fitoi garën ndaj dy grave që kandidonin për kreun e shtetit në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Prishtinë…