Seria më e re e telefonave Samsung Galaxy S23 prezantohet në Prishtinë

13 shkurt 2023 | 14:46

Një javë pas premierës globale, seria e gjeneratës së re, Samsung Galaxy S23 u prezantua zyrtarisht në Prishtinë. Eventi shik mblodhi figura të mirënjohura të medias, biznesit dhe teknologjisë për të kremtuar ardhjen e serisë më të fundit të telefonave inteligjentë premium. Të ftuarit ishin të parët që panë dhe provuan nga afër teknologjinë inovative të serisë Samsung Galaxy S. Programi i eventit u moderua nga Kaltrina Mikushnica dhe të ftuarit shijuan një performancë speciale nga grupi “Don’t Listen to Your Neighbours”.

“Me tre smartphone-t e rinj të serisë më të fundit Galaxy S23, Samsung po ripërcakton edhe një herë performancën maksimale, duke shënuar një epokë të re inovative. Galaxy S23 Ultra, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 janë pajisjet të cilat do revolucionojnë jetën tonë. Kamera më e avancuar, performanca gaming e një tjetër niveli, dizajni i pametë dhe miqësor me mjedisin, janë vetëm disa nga karakteristikat që do t’ju bëjnë t’i doni menjëherë këto pajisje.”, tha  z. Arbnor Berisha, Key Account Manager i Samsung për Kosovën gjatë eventit lançues në Prishtinë.

Tre telefonët e rinj inteligjentë, Galaxy S23 Ultra, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 shënojnë një epokë të re të përvojës më të mirë të telefonit premium Samsung Galaxy. Teknologjia e fuqishme dhe e pametë e serisë më fundit lejon përdoruesin të bëjë e të përfitojë më shumë nga jeta. Seria Galaxy S u krijua pikërisht për të kaluar kufijtë dhe për të ripërcaktuar atë që është e mundur të bëjë një smartphone premium. Duke u mbështetur në këtë filozofi, seria Galaxy S23 ka fuqinë e teknologjisë më të avancuar celulare, e cila sjell botën tuaj në fokus më të mprehtë dhe ndihmon njerëzit të zhvillojnë më tej pasionet e tyre. Përvojat e sigurta dhe private janë gjithashtu themeli i serisë Galaxy S23. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox, i cili ka marrë më shumë certifikata nga qeveria dhe industria se çdo pajisje, platformë ose zgjidhje tjetër celulare në treg.

Seria Galaxy S23 është gjenerata që revolucionon më tej mënyrën se si qëndrueshmëria dhe inovacioni takohen së bashku. Duke rritur standardet për teknologjinë premium që pasuron jetën e njerëzve, por duke minimizuar në të njëjtën kohë ndikimin dhe gjurmët e tyre në mjedis, Samsung kontribuon në një planet më të shëndetshëm. Që nga seria Galaxy S22, Samsung Galaxy vazhdon e të rrisë përdorimin e materialeve të dhe me serinë Galaxy S23, Samsung Galaxy po bën edhe më shumë për të reduktuar ndotjen në mjedis pa kompromentuar cilësinë dhe estetikën.

Më shumë sesa thjesht një smartphone, seria Galaxy S23 është një mënyrë e re për të ndarë ngjarjet më epike.

Galaxy S23 Ultra

Në thelb të përvojës premium të serisë Galaxy S mbetet padyshim inovacioni pa kompromis i Samsung Galaxy Ultra. Me Galaxy S23 Ultra, dy botë të inovacionit të Samsung Galaxy shkrihen në një kategori të vetme. Teksa ADN-ja e Samsung Galaxy Note – si performanca maksimale dhe mjetet e produktivitetit – u integrua me cilësimet unike të serisë S – si kamera novator – ky bashkim krijoi smartphone-in më të fuqishëm ndonjëherë, Samsung Galaxy Ultra.

Galaxy S23 Ultra krenohet me një sensor të ri Pixel Adaptive 200MP që kap momente epike me saktësi të jashtëzakonshme. Aftësitë e përmirësuara të “Nightography” transformojnë mënyrën se si seria Galaxy S optimizon fotot dhe videot në një gamë të gjerë kushtesh të ambientit që na rrethon. Zhurma vizuale që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave. Për përdoruesit që duan kontrollin dhe personalizimin, seria Galaxy S ofron një sërë mjetesh që diferencojnë çdo përvojë fotografike. Me një bateri më të qëndrueshme 5000 mAh dhe me platformën ekskluzive “Snapdragon® 8 Gen 2 Mobile for Galaxy” me grafikën celulare më të shpejtë në botë, Galaxy S23 Ultra ofron gjithashtu përvojën e fundit të lojërave. Ashtu si Samsung Galaxy Note, Galaxy S23 Ultra zhbllokon mënyra të reja produktiviteti me një S Pen të integruar.

Seria Galaxy S vendos standardin për përvojën e fundit premium smartphone, me Galaxy S23 Ultra. Është më e mira e asaj që është e mundur sot, e ndërtuar për të qëndruar për çdo gjë që sjell e ardhmja. Duke dëshmuar pse është një lider i kategorisë, Galaxy S23 Ultra i afron njerëzit më afër botës që i rrethon — mundëson përmbushjen e qëllimeve dhe hap një përvojë të veçantë që fitohet vetëm me Samsung Galaxy.

Galaxy S23+ / Galaxy S23

Galaxy S23+/Galaxy S23 riimagjinojnë përvojën e serisë Samsung Galaxy S për kërkesa dhe stile të ndryshme jetese, duke i ndihmuar njerëzit të zhvillojnë më tej pasionet dhe përvojat e tyre të përditshme. Nga transmetimi te lojërat te bashkëpunimi dhe krijimi, gjithçka përmirësohet me kombinimin e duhur të veçorive për t’iu përshtatur nevojave individuale. Kjo do të thotë më shumë fuqi për çdo detyrë, kamera me shumë qëllime për të kapur një skenë të përsosur dhe madhësi të ndryshme të ekranit sepse një madhësi nuk i përshtatet të gjithave. Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 vendosin lirinë e zgjedhjes në duart e çdo përdoruesi të serisë Galaxy S. Në Galaxy S23+ dhe Galaxy S23, kamera ikonë e Samsung Galaxy merr gjithashtu një pamje të përmirësuar. Konturet janë hequr, duke shënuar një epokë të re të dizajnit thelbësor Galaxy që e bën të gjithë serinë të dallohet.

Telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S23 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi nga partnerët e autorizuar të shitjeve të Samsung në periudhën nga 01.02.2023. deri më 16.02.2023 dhe mund të përfitoni nga një ofertë speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri francez Galtier e ka nisur ditën me një lajm…