Seriali vizatimor parashikoi 4 vite më parë vdekjen tragjike të Bryantit

27 janar 2020 | 21:57

Vdekja shokuese e Kobe Bryant në një aksident me helikopter është parashikuar 4 vite më parë në një episod të serialit vizatimor “Legends of Chamberlain Heights”.

Komedia tregon bëmat e disa shokëve gjimnazi që janë rezerva në skuadrën e basketbollit të shkollës, por që duan me të gjitha mënyrat që të bëhen të famshëm.

Në këtë episod, që është hequr nga faqja e internetit Comedy Central, tregohet ish-basketbollisti që përplaset me helikopter. Me Bryant që shtrëngon trofetë e kampionit në duar, helikopteri shpërthen në flakë.

Episodi quhet “End of Days” dhe është shpërndarë nga tifozët pas lajmit të hidhur të vdekjes së legjendës së Los Angeles Lakers.

Comedy Central njoftoi në Twitter se do ta fshijë episodin nga faqja. “Në shenjë respekti për Kobe Bryant dhe familjen e tij, do të heqim klipin e tij dhe ju kërkojmë që të mos e shpërndani”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë njoftoi se një helikopter ushtarak…