Sërish alarm për sulme ajrore në Kiev

27 shkurt 2022 | 08:16

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, mëngjesin e së dielës është zgjuar nga sirenat e paralajmërimeve për sulme ajrore.

“The Kyiv Independent” tha se qytetarëve u është sugjeruar që të shkojnë në strehën më të afërt.

Kujtojmë se Kievi vazhdon të jetë nën kontrollin e forcave ukrainase teksa nënkryetari i Kievit tha se gjatë natës pati përleshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka hyrë në fuqi zbatimi i sanksioneve të reja të…