Sërish numrin 10, Mehmeti-Selimi: Kam pritur që në këto zgjedhje ky numër t’i takonte Rexhës
13 maj 2026
| 11:24
Shqipe Mehmeti-Selimi në zgjedhjet e 7 qershorit sërish do të jetë me numrin 10 në listën e LV-së.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se ka pritur që në këto zgjedhje ky numër t’i takonte Rexhës, megjithatë ka falënderuar LV-në për besimin që i kanë dhënë që edhe në këto zgjedhje të jetë pjesë e listës.
“Lëvizja sërish ma besoi numrin 10 në listën për kandidatët për deputetë. E kam pritur që në këto zgjedhje ky numër t’i takonte Rexhës, por pritja dhe vonesa nuk na lodhin përkundrazi, na bëjnë edhe më të motivuar për të ardhmen që duam. Faleminderit Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ajo.



