Sërish rriten çmimet e derivateve në Kosovë

10 qershor 2022 | 15:54

Edhe sot çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje. Çmimi i naftës ka arritur në 1.87 centë nga 1.82 sa ka qenë dje.

Kurse benzina sot po shitet me 1.89 euro, nga 1.84 centë sa ka qenë ditën e djeshme.

Qeveria pritet ta bëjë së shpejti një ndërhyrje me anë të një vendimi. Sipas një vendimi që pritet të merret, 2 deri në 3 centë do të përcaktohet fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë për shitësit me pakicë.

“Pritet që 2-3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë. Ndërsa, 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese”.

Vendimi parashihet të jetë për një periudhë 90-ditore dhe më këtë vendim është propozuar që çmimi i naftës të zbritet 10 deri 12 centë.

Edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës, me të cilin do t’i “mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka lëshuar Kosovën për të vazhduar…