Sërish tensione SHBA-Iran

17 korrik 2019 | 11:42

Zhdukja e një cisternë nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe në ngushticën e Hormuzit, ka rritur sërish tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Teherani ka njoftuar menjëherë se e ka rimorkiuar anijen naftëmbajtëse drejt një porti të tij, pas një defekti teknik.

Por dyshimet janë të mëdha për një rrëmbim nga ana e Iranit. Kjo pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-të i kanë humbur kontaktet me anijen prej mbrëmjes së të shtunës.

Gjirin i Omanit është bërë së fundi arenë përplasjesh mes SHBA-ve dhe Iranit, pas sulmit ndaj dy cisternave norvegjeze dhe rrëzimit të një droni amerikan nga Teherani, që çoi në prag lufte marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Financave të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë…