Serweri: Serbia në UNMIK e sheh sovranitetin e saj në Kosovë

18 tetor 2018 | 11:28

Tërheqja e UNMIK-ut nga Kosova pa marrëveshje për statusin final me gjasë do të kërkonte rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kurse miratimi i saj do të varej nga Rusia, thotë Daniel Serwer, profesor i Universiteti “Xhons Hopkins” në Uashington dhe ekspert për Ballkanin.

Në rrjetet sociale është publikuar letra e ambasadores amerikane në OKN, Niki Hejli, me të cilën ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së që ta përfundojë mandatin e UNMIK-ut.

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë këtë iniciativë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është e qartë se ShBA-ja dëshiron ta largojë gjithë atë që OKB-ja paraqet në Kosovë, sepse për të Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

I pyetur nëse UNMIK-u mundet të tërhiqet përderisa është në fuqi rezoluta 1244 për Kosovën, Serwer thotë se beson që kjo iniciativë e Uashingtonit është “pjesë e strategjisë së përgjithshme të ShBA-së që ta zvogëlojë angazhimin e misioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara”.

“Misioni në Kosovë, UNMIK-u, është i pazakontë sepse ky mision është pa fuqi ushtarake, ajo është në kompetenca të KFOR-it. Unë nuk e di se, sa ka njerëz të misionit të OKB-së në Kosovë, por besoj se ky është një numër i madh. Megjithatë, ShBA-ja, në parim, përpiqet që ky mision të shkurtohet aq sa mundet. A është e mundshme që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova pa marrëveshje për statusin final-konsideroj se po, por kjo me gjasë do të kërkonte rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe natyrisht Rusia do të kujdesej nëse kjo do të kalonte apo jo. Mendoj se amerikanët me gjasë do të përpiqen që ta shkurtojnë numrin e personelit dhe buxhetin e OKB-së, por unë nuk e di tani sa persona ka dhe sa është buxheti i tij, kështu që nuk mundem të them se çfarë implikimesh do të ketë nga kjo”, ka thënë Serwer për “Radion Evropa e Lirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…