Serzh Sarkisian zgjedhet kryeministër i Armenisë

17 prill 2018 | 15:55

Ligjvënësit në Armeni e kanë zgjedhur Serzh Sarkisian në postin e kryeministrit, pavarësisht protestave kundër këtij vendimi.

76 ligjvënës kanë votuar për, ndërsa 17 kundër zgjedhjes së Sarkisian në postin e kryeministrit. Ai nuk ka pasur asnjë kundërkandidat.

Opozita e ka akuzuar atë se ka ndryshuar sistemin politik nga ai presidencial në parlamentar, në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

Sarkisiani ka shërbyer për dy mandate në postin e presidentit.

Gjatë një referendumi më 2015, Armenia kishte vendosur që të barte shumicën e fuqisë politike te posti i kryeministrit.

Zgjedhja e Sarkisian është kundërshtuar, duke bërë që protestuesit të bllokojnë disa nga rrugët në qendër të Jerevanit.

Më herët gjatë ditës, autoritetet armene kanë njoftuar se kanë arrestuar 29 aktivistë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka prezantuar Raportin e Progresit për vendet…