Sfida ndaj Barcelonës në LK, Mbappe: Rezultati është në dorën e Zotit

08 prill 2024 | 12:51

PSG-ja ka një ndeshje të rëndësishme këtë të mërkurë kundër Barcelonës, e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve.

Para këtij dueli të madh, ylli i parisienëve Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për “Telefoot”, ku ka garantuar që ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar.

“Është koha e lojtarëve të mëdhenj. Jam gati, dhe si gjithmonë, nuk do të fshihem. Nëse shikojmë pak dinamikën që ndodhemi, kjo periudhë do të jetë koha kur duhet të bëjmë kthesën e sezonit. Në fund të prillit, ne do të kemi elementët e duhur për të përcaktuar çfarë sezonit mund të bëjmë. Jam i sigurt që do të japim gjithçka, pas kësaj … rezultati do të jetë në duart e Zotit”, deklaroi Mbappe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Statistikat regjistrojnë tmerret e gjashtë muajve të fundit. Më shumë…