Sfidat e Superligës në basketboll

03 shkurt 2023 | 17:05

Fundjava do t’i sjellë ndeshjet e javës së 21-të në Prince Caffe Superligë, apo rrethi i tretë i garave të elitës. Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Rahovecit.

Pejanët kanë pasur një rënie në xhirot e fundit, sidoqoftë renditen në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje, kurse “vreshtarët” janë në vendin e fundit me dy fitore e 18 humbje. “Verdhezinjtë” shihen favoritë për këtë duel, që është si parapërgatitje para duelit çerekfinal në Final 8 Kupën e Kosovës në Basketboll. Dueli i dytë i ditës së shtunë do të jetë në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës që, po ashtu, do të përballen në çerekfinale të Kupës së Kosovës. “Kuqezinjtë” në elitë kanë tetë fitore e 12 humbje, ndërsa mitrovicasit numërojnë 11 fitore e nëntë humbje. Të dielën do të zhvillohen dy duele mjaft interesante.

Golden Eagle Ylli që u ndal pas 15 fitoreve radhazi do të përballet me Bashkimin, që ka ngritje të formës, andaj pritet një ballafaqim shumë interesant në Therandë. Therandasit kanë 15 fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit nëntë fitore e 11 humbje. Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. “Bardhekaltrit” kanë 15 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë shtatë fitore e 13 humbje. Sfida është e rëndësishme për të dyja skuadrat, që kanë ambicie të ndryshme në këtë edicion.

Superliga – Java 21

Të shtunën takohen:
17:00 Peja – Rahoveci
19:00 Vëllaznimi – Trepça

Të dielën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet  në rrjet 06.02.2023 Punime të…