“Sfidat globale në shekullin XXI”, një libër i një rëndësie të madhe shkencore

17 korrik 2022 | 09:43

Nijazi Halili, « Sfidat globale në shekullin XXI», Shtëpia Botuese « Lena », Prishtinë, 2022

Shkruan: Ismet Rashiti

Kohë më parë ka dalur nga shtypi libri me titull « Sfidat globale të shekullit XXI » i aturorit, Nijazi Halili. Një libër i rrallë, madje i munguar prej vitesh, sado që është folur me të madhe dhe flitet për globalizmin si një proces universal që ndërlidhë varësi mes shteteve dhe shoqërive në një sistem të barazpeshuar botëror.
Në shoqërinë tonë dhe në rrethet intelektuale, politike e mediale, flitet shumë për globalizimin, më tepër si një kocept abstarakt, se sa një realitet shkencor ekonimik, politik dhe kulturor për të cilin janë bërë studime serioze nga autorë të ndryshëm me famë botërore. Mbase këtu është arsyeja kryesore që Nijazi Halili, ka marrë përsipër studimin e një teme kaq të rëndësishme për opinionin shqiptar.
« Sfidat globale të shekullit XXI », kërkon vëmendje të shtuar nga lexues serioz dhe sidoms nga studjusë të kësaj fushe, në mënyrë që sadopak shoqëria shqiptare të ecë drejtë këti synimi të madh të vendeve dhe popujve të zvilluar. Mund të them se shoqëria shqiptare ende nuk e ka të qartë sa duhen konceptin e globalizmit dhe sidomos sfidat e tij në shekullin XXI. Prandaj, jo rastësisht, autori Nijazi Halili, ka marrë për objekt studimi një temë kaq të rëndësishme për intergrimin e veprimtarive ekonomike përmes tregjeve globale, karshi konkurencës në Bashkimin Evropian. Ndonëse globalizmi ka hapur mundësi për një zhvillim të gjërë në tërë botën, megjithatë nuk është duke ecur në mënyrë të barabart. Në këtë rrafsh, Kosova dhe vendet e Ballkanit Perendimos në përgjithësi, janë shumë larg synimit të përgjithshëm global.


Libri shkencorë i Nijazi Halilit, « Sfidat globale të shekullit XXI », është një studim serios shkencorë. Literatura e përdorir, fusnotat, zbërthimi i lëndës dhe sidomos serioziteti me të cilin ka punuar autori, dëshmojnë gjithanshëm se tashmë lexuesi shqiptar, ka në dorë një libër të nivelit të lartë intelektual e shkencorë të përmasave akademike .
Libri nisë me historikun e globalizmit dhe deri te konkluzioni se « globalizmi nuk duhet të konceprohen si një sferë e njëanëshme, por si një poliedrik, ku çdo popull ruan identitetin e tij në kuadër me të tjerët ».
Gjatë leximit të librit, kam vërejtur se është bërë një punë e serioze studimore. Një seriozitet në zgjedhjen e temave dhe zbërthimin e tyre sipas kritereve më të mira shkencore dhe akdemike.
Ky libër, jo vetëm që duhet të lexohet me vëmendje, por gjithsesi duhet të futet si literatur studentore të profileve të veqanta ekonomike e politike!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka…