Sfidë interesante mes Vushtrrisë dhe Prishtinës së Re

25 janar 2022 | 12:03

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën e Parë në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Lideri Vëllaznimi, që ka dhjetë fitore në dhjetë ndeshje të zhvilluara do të përballet me Marigona Hill Prishtinën. Kuqezinjtë janë liderë me maksimum të pikëve, kurse prishtinasit kanë tri fitore dhe shtatë humbje.

Ndeshja më interesante shihet ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës së Re. Vushtrriasit ndodhen në vendin e dytë me shtatë fitore dhe tri humbje, kurse prishtinasit në atë të tretë me gjashtë fitore e katër humbje.

Sfidë e barabartë shihet ndërmjet AS Prishtinës dhe Boreas, ku të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe pesë humbje.

New Basket, që ka katër fitore e gjashtë humbje do të përballet me Feronikelin, skuadrën e vetme që ka pësuar dhjetë humbje në dhjetë ndeshje, andaj prizrenasit janë favoritë për të fituar.

Istogu, që numëron gjashtë fitore e katër humbje do të sfidohet nga Dardanët, ku kjo e fundit ka katër fitore dhe gjashtë humbje.

Liga e Parë – Java 11

E martë
18:00 Vëllaznimi – Marigona Hill Prishtina
19:00 Vushtrria – Prishtina e RE

E premte
16:30 AS Prishtina – Borea
19:00 NEW Basket – Feronikeli
19:00 Istogu – Dardanët

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka…