Sfiduesja serioze e Trumpit kërkon mbrojtjen e Shërbimit Sekret

06 shkurt 2024 | 08:38

Nikki Haley, sfiduesja e fundit serioze e mbetur e Donald Trump për nominimin republikan në garën për President, ka kërkuar zyrtarisht mbrojtjen e Shërbimit Sekret.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo tha për Wall Street Journal se nevojitej siguri shtesë për shkak të “çështjeve të shumta”.

“Nuk do të më pengojë të bëj atë që duhet të bëj”, citohet të ketë thënë ajo për mediumin në fjalë.

Haley, e cila në sondazhet e opinionit është pas Trump, i është kërkuar nga ish-presidenti të largohet nga gara dhe të bashkojë partinë kundër demokratit Joe Biden.

Haley, një ish-ambasadore e OKB-së dhe guvernatore e Karolinës së Jugut, aktualisht përdor sigurinë personale gjatë fushatës.

Në aktivitete është e pranishme edhe policia lokale.

“Kur bëni diçka të tillë, merrni kërcënime”, u tha ajo gazetarëve javën e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Viktor Eftimiu Përktheu nga gjuha rumune: Pandi Bello Nuk më…