“S’guxon me shku n’punë, s’del e gjallë”, burri kërcënon bashkëshorten në Fushë-Kosovë

30 janar 2024 | 22:21

Shumë gra e kalojnë jetën me burra të cilët ushtrojnë dhunë psikike dhe fizike ndaj tyre. Ato rrezikojnë jetën duke banuar nën një çati me burra që s’hezitojnë t’i kërcënojnë edhe me jetë.

Në polici kanë përfunduar sot edhe një çift nga Fushë-Kosova, pasi burri dyshohet se e ka kërcënuar me jetë bashkëshorten.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 45-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e policisë, duke deklaruar se i shoqi ka provuar ta ndalojë të shkojë në punë, teksa dyshohet se e ka kërcënuar se nuk del e gjallë nga vendi i punës.

Si rezultat i denoncimit, 53-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Kader Kicaj, ka…