Shaban Polluzha dekorohet me Medaljen Presidenciale

21 shkurt 12:01

Presidenti i Republikës së Kosovës ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, heroin e Kosovës, Shaban Polluzha.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova Komandantin Shaban Polluzha (pas vdekjes) për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kryengritja e komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica me bashkëluftëtarët e tyre, ishte shprehja më e mirë e mospajtimit të Kosovës me robërinë e re të diktaturës komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore. Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane themelet i ka në gjakun dhe kontributin e figurave të mëdha historike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image result for Shaban polluzha

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), janë…