Shabani, Cenaj e Orana eliminohen nga Botërori i Karatesë, Gërvalla ende në garë për medalje

18 nëntor 2021 | 16:02

Elhami Shabani, Fortesa Orana dhe Ylli Cenaj janë eliminuar nga Kampionati Botëror i Karatesë, që po mbahet në Dubai.

Tre karateistët e Kosovës nuk kanë arritur t’i fitojnë luftërat e para në repesazh.

Shabani, që garon në kategorinë deri 75 kilogramë, u mposht të enjten nga karateisti i Danimarkës, Viberg Larsen Mads.

Edhe karateistja Fortesa Orana e kategorisë mbi 68 kilogramë u mposht nga hungarezja, Dorottya Pap, ndërsa Ylli Cenaj në kategorinë deri 67 kilogramë nga karateisti i Curaçaos, Jordy Timmermans.

Në garë për medalje të bronztë nëpërmjet repesazhit ka mbetur Albulena Gërvalla, që do të përballet me garuesen nga Singapori, Ying Shi Tan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-  Pak ditë më parë është bërë  publike në media…