Shabani konfirmon largimin nga Drita

13 qershor 2021 | 20:12

Mesfushori Bujar Shabani është larguar nga skuadra e Dritës. Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Shabani mbrojti ngjyrat e skuadrës gjilanase përgjatë gjashtë viteve të fundit ku arriti të fitojë shumë trofe.

“Pas një periudhe gjashtë vjeçare vjen edhe momenti kur duhet t’i themi lamtumirë njeri tjetrit, ky është profesioni ynë andaj duhet ta pranojmë edhe ndarjen!”, ka shkruar Shabani.

Njoftimi i plotë i Shabanit:

Të dashur miq,
Dëshiroj te ju njoftoje që sot me një marrëveshje të përbashkët kemi ndarë rrugët me klubin tim të deritanishëm FC Drita.
Pas një periudhe gjashtë vjeçare vjen edhe momenti kur duhet t’i themi lamtumirë njeri tjetrit, ky është profesioni ynë andaj duhet ta pranojmë edhe ndarjen!
Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët që kam luajtur përkrah tyre, të gjithë trajnerët që kemi punuar se bashku dhe të gjithë bashkëpuntorët. Një falënderim i veçante për dy presidentet Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku të cilët na kanë qëndruar mbrapa për gjithçka dhe në çdo moment.
Ata të cilët shumë herë i kemi hidhëruar por edhe i kemi gëzuar janë ‘Intelektualët’ andaj dua të ju them faleminderit për mbështetjen gjithmonë.
Suksese përgjithmonë klubi i veçante i imi FC Drita.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Shala, u bë protagonist i luftës nëpërmjet një fotografie…