Shahini: Heqja e taksës dëmton bizneset

01 prill 2020 | 15:49

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur mban konferencë për medie, pas vendimit të Qeverisë për zëvendësimin e taksës me masa reciprociteti.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka thënë se heqja taksës dëmton bizneset.

Sipas tij vendimi  për heqjen e taksës 100 për qind i pasuron prodhuesit, tregtarët e transportuesit e Serbisë për afërsisht rreth 500 milionë euro në vit.

“Hiqet taksa ka efekt politike, ekonomike dhe diplomatike. Heqja e taksës do të pasurojë prodhuesit e Serbisë dhe do t’i varfërojë prodhuesit e Kosovës dhe Shqipërisë. Taksi rriti fuqinë e konkurse e prodhuese në vend, dhe krijoi treg të ri me vendet që Kosova nuk i kishte më herët”.

“Nga heqja e taksës nuk fituam as gjë as liberalizim të vizave, as garanci se Serbia do të ndal fushatën për çnjohjen e Kosovës, taksa prodhoi turbulenca në vend rrëzoi dy Qeveria, të Haradinaj dhe të Kurtit. Heqja e taksës për prodhuesit vendorë është shumë e dëmshme, e në aspektin diplomatik nuk ka ndërtuar asnjë urë të mirë”, ka thënë Shahini.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora e cila ka rënë në gjithë territorin e komunës…