Shakira kërkon dado, ofron një pagë të majme?

05 qershor 2023 | 16:43

Pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira ka thyer faqe dhe tani ka prioritet vetëm fëmijët dhe karrierën. “La Vanguardia” shkruan se këngëtarja kolumbiane është në kërkim të një dadoje për t’a ndihmuar me fëmijët. Dhe për këtë punë, ajo ofron një pagë shumë të mirë.

Personi i zgjedhur për t’u kujdesur për fëmijët e këngëtares nuk duhet të ketë asnjë kontakt me shtypin. Shakira e cila tani jeton me fëmijët e saj në Miami dëshiron të gjejë personin e përsosur.

Po kërkoni punë si dado? Këngëtarja e famshme ofron një

 

Këngëtarja e famshme ofron rreth 2,350 dollarë në muaj, plus shpenzimet e udhëtimit. Në fakt, siç raportohet, këto para janë dyfishi i asaj që paguhen zakonisht dadot në Miami.

Dadoja do të jetojë me ta në rezidencën luksoze të Shakirës në North Bay Road Drive. Rezidenca ka gjashtë dhoma gjumi, një dhomë lojërash, një spa, një palestër dhe shtatë banjo, sipas raportit.

Personi i përzgjedhur përfundimisht për këtë pozicion do t’i kërkohet të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti. “La Vanguardia” raporton se këngëtarja ka gjashtë muaj që kërkon një dado.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U22 meshkujt do të grumbullohet për herë…