Shakira merr vendimin e pazakontë “nuk donë as sytë t’ua shoh” prindërve të Piques

17 qershor 2022 | 12:28

Ndarja e Shakirës me Gerard Piquenë vazhdon të prodhojë lajme të reja dita-ditës. Nga raportimet e mediave të jepet përshtypja se këngëtarja dhe futbollisti i Barcelonës po zhvillojnë një luftë “të ftohtë”.

Këngëtarja kolumbiane mësohet se ka vendosur ta ndajë një vilë në Barcelonë me mure, për të mos pasur asnjë kontakt me pjesën që i takon Pique-së dhe prindërve e tij.

Për të qenë të sinqertë, nëse është e vështirë të ndahesh me një partner pas 12 vitesh (kanë dy fëmijëve së bashku), imagjino si mund të ndihesh nëse sheh çdo ditë ish-vjehrrin apo ish-vjehrrën vërdallë, duke përgjuar pranë asaj që është ende shtëpia jote. Ky ishte arsyetimi i një gazetareje spanjolle, që analizonte këtë vendim ekstrem të Shakirës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe…