Shala: Bislimi e refuzoi dy herë Kosovën, Berishën e kemi pritur mbi katër vjet

20 mars 2023 | 12:52

Përfaqësuesja e Kosovës po i bën përgatitjen e fundit para nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Me këtë rast ka nisur edhe grumbullimi i futbollistëve.

Temë e kësaj konference kanë qenë edhe dy futbollistët, Uran Bislimi dhe Mërgim Berisha, i cili së fundmi e ka zgjedhur Gjermaninë për ta përfaqësuar. Lidhur me këtë ka folur menaxheri i kombëtares Bajram Shala.

Shala tha se Bislimi e ka refuzuar sërish Kosovën, derisa Berishën e kanë pritur katër vjet.

“Uran Bislimi për herë të dytë refuzon Kosovën. ’Mërgim Berishës i kemi ofruar gjithçka, deri në detajet e fundit. Berishën e kemi pritur katër vjet e gjysmë, madje në tetor të vitit 2019 sa ka qenë pjesë e Salzburg, ai ka konfirmuar ardhjen e tij te Kosova” , ka thënë Shala.

Uran Bislimi luan për FC Lugano, si mesfushor qendror. Të shtunën më 25 mars, Kosova do të luajë si mysafir kundër Izraelit ndërkaq të martën më 28 mars, si vendas ndaj Andorras

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denveri rikthehet te fitorja në NBA, pas fitores me rezultat…