Shala: Fehmiu dhe Xheva janë frymëzim dhe shembëlltyrë

22 shtator 2019 | 12:58

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, së bashku me bashkëshorten e tij, Shala Berisha- Shala, kanë bërë homazhe të shtatorja e Fehmi e Xhevë Lladrovci, me rastin e 21-vjetorit të rënies se tyre.

Shala ka thënë se Fehmiu dhe Xheva për të janë frymëzim dhe shembëlltyrë.

“Një tufë lule për dy bijtë e mëdhenj të kombit shqiptar – Heronjtë e Kosovës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në 21-vjetorin e rënies heroike. Edhe në bronz, ashtu sikur kur qenë të gjallë, Fehmiu dhe Xheva për ne janë frymëzim dhe shembëlltyrë. Ashtu si Azem e Shote Galica edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci u flasin brezave të historisë se si bëhet atdheu. Lavdi paçi për jetë e mot Fehmi e Xhevë Lladrovci, brezat do t’ju kujtojnë për lavdinë e madhe që ia dhatë Kosovës!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ri i Prishtinës, Armend Dallku, ka thënë se…