Shala i jep mbështetje Lladrovcit: Drenasi historikisht ka qenë dhe do të jetë palca kurrizore e PDK-së

09 gusht 2021 | 18:02

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka marrë pjesë në prezantimin e kandidatit të kësaj partie për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Duke i dhenë mbështetje Lladrovcit për zgjedhjet e 17 tetorit, Shala ka thënë se Drenasi historikisht ka qenë, është dhe do të jetë palca kurrizore e PDK-së.

“Përkundër sfidave, ajo sot po garon drejt fitores së radhës, me kryetarin Ramiz Lladrovci.  Këtë lidhje dhe rrugëtim e rikonfirmoj para të pranishmëve kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Të bashkuar kemi kaluar sfida të mëdha historike e nacionale, dhe vetëm të bashkuar do të kalojmë sfidat që e presin Partinë Demokratike, dhe mbi të gjitha vendin tonë, Kosovën. Të bashkuar do të vazhdojmë edhe sot që Drenasi, Drenica ta ruajmë qendrën e rëndesës së PDK-së. E në këtë garë edhe bartës, edhe fitues, edhe kryetar, është miku dhe bashkëluftëtari jonë, Ramiz Lladrovci”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…