Shala i PDK-së e quan dokument të keq Strategjinë për energjinë (video)

22 dhjetor 2022 | 15:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ferat Shala, ka bërë me dije se kjo parti nuk e përkrah Strategjinë e qeverisë për energjinë.

Ai ka thënë se kjo strategji është punuar keq.  Në këtë kontekst, Shala qeveria me thirrje emergjente për t’i votuar projektligjet nuk po lë mundësi të bashkëpunimit me opozitën.

Më tutje, Shala e ka kuruar kryeministrin Albin Kurti për rritje të pagës, pasi sipas tij, me votimin e Projektligjit për Pagat, ai do të marrë pagë më të madhe.

“Me votimin e projektligjeve iu është rritur paga. Urime paga kryeministër. Ajo që po më duket jo normale është ardhja emergjente e ligjeve për energjinë, a ka mundësi që të na jepni kohë”.

“As gjysma e deputetëve nuk e kanë lexuar këtë projektligj sepse nuk kanë pasur kohë. Kryeministër nuk na ke lanë kohë që mos të japim as mendime profesionale në lidhje më këtë”.

“Një dokument kaq të keq nuk mund ta votojmë. Si PDK nuk mund të jemi bashkautorë të këtij dokumenti të keq”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri monografik “Bellanica” i autorit Nysret…