Shala i PDK-së: Politika e qeverisë Kurti në KEK është në shërbim të tregtarëve të rrymës

18 janar 2024 | 13:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se në momentin kur qeveria Kurti ka vendosur për subvencionimin e pajisjeve për ngrohje në tregun e Kosovës është rritur çmimin i tyre.

Shala në debatin parlamentar për çmimin e energjisë elektrike, ka thënë se është absurde që qeveria të krenohet me rritjen e importit të pajisjeve për ngrohje.

Ai ka thënë se qeveria në vend që të angazhohet për rritjen e prodhimit te energjisë është angazhuar për rritjen e importit të pajisjeve për ngrohje.

Më tutje, Shala ka akuzuar qeverinë edhe për gjendjen e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sidomos për mënyrën e remontit.

Sipas tij, politika e qeverisë Kurti është në shërbim të tregtarëve të energjisë elektrike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Ermir Lenjani rikthehet në Zvicër,…