Shala kërkon komision hetimor parlamentar për çështjen e energjisë

22 shkurt 2022 | 11:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për sistemin energjetik.

Duke folur për rritjen e energjisë, Shala ka pyetur se si po faturohen qytetarët që nuk kanë njësorë të mençur të rrymës.

“Me tarifat e reja sipas ZRRE-së duhet të zbatohen prej 9 shkurtit, e leximi është bërë në fund të janarit. Pse kështu? Tash po rritet konsumi mesatar ditor dhe praktikisht po merret mesatarja 9-ditore për konsumatorë që kanë njësorë të mençur. Dhe, pastaj po shumëzohet për ditët kur ka filluar faturimi. Çfarë po ndodh me konsumatorët që nuk kanë njësorë të mençur? Si po u faturohen atyre rryma? Në mënyrë paushalle apo si?”, ka pyetur ai.

Më tutje, Shala ka thënë se KEK-u është përballë kolapsit për shkak se “KESCO ia ka borxh rreth 75 milionë euro”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku…