Shala kritikon qeverinë për buxhetin dhe diskriminimin e komunave që drejtohen nga PDK-ja (video)

08 nëntor 2023 | 17:19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar qeverinë për mënyrën e ngjarjes se buxhetit për vitin 2024.

Ai ka thënë se planifikimi i buxhetit është barbarë dhe nuk është në interes të qytetarëve.

“Asnjë afat nuk e arsyeton këtë buxhet dhe këto janë disa shkarje. Në buxhet keni 24 për qind investime kapitale dhe 30 për qind subvencione. Ju personalisht e keni anashkaluar çështjen e subvencioneve. 1 miliard euro janë në dorën tuaj që të bëni çfarë të doni, ndërsa janë vetëm 200 milionë euro për investime kapitale”, ka thënë Shala në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ku është diskutuar për Projektligjin për buxhetin e vitit 2024.

Më tutje, Shala ka thënë se qeveria ka diskriminuar komunat e mëdha, ndërsa ka mbështetur ato që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Investime e reja nëpër komunat. Komuna e Shtimes i ka 1.1 milion euro, ndërsa Skenderaj vetëm 15 mijë euro. Edhe Prishtina ka më pak se Shtimja projekte të reja investive”,  është shprehur Shala, teksa ka adresuar kritika edhe për uljen e buxhetit për kategoritë e dala nga lufta.

Shala ka vazhduar me kritika për buxhetin, duke e quajtur mashtrues ministrin Murati.  Sipas Shalës, shuma e lartë e ndarë për subvencione është për shkak se të afërsisë së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dardan Molliqaj Si i pakompromis u mitizua, nga dështimet…