Shala: LDK s’ka pasur asnjë informacion për iniciativën e Speciales

27 dhjetor 2017 | 21:46

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se ai dhe partia në të cilën ai bënë pjesë nuk kanë ditur asgjë paraprakisht për ngjarjet e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Ato që u panë, i pamë së bashku, për pjesën që nuk është parë, as sonte nuk di më shumë. As LDK-ja, as unë, me aq komunikim sa kam pasur atë natë dhe ditët pas të premtes, LDK-ja nuk ka pasur asnjë informacion. Mund të them se situatat ishin shumë të panjohura, erdhën papritur, dukeshin dramatike, sidomos kur kemi parasysh që gjithë ajo lidhej me një çështje të rëndësishme, tepër të rëndë dhe të vështirë për Kosovën me të cilën ne po përballemi gjatë 5-6 viteve të fundit”, ka thënë ai.

Shala në “Zona B” të “Klan Kosovës” ka thënë se LDK-ja e ka kuptuar këtë iniciativë të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës tek kur kryetari i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë.

“E kemi kuptuar pasi ka shpallur kryetari i Kuvendit kryesinë për ta bërë të njohur objektin e takimit të kryesisë. Në sallë ka pasur pëshpëritje për diçka të tillë, por para së të formalizohej, nuk mund të themi që kemi pasur informacion të prerë dhe saktë”, ka thënë Shala.
Ai ka deklaruar se asnjë deputet i LDK-së nuk është pjesë e deputetëve të nënshkruar në iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.“LDK-ja as që ka ditur për një gjë të tillë”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partizani ka përforcuar radhët e veta edhe me një lojtar…