Shala: Marrëveshja me Serbinë është e dëmshme, cenon Kushtetutën e Kosovës (video)

21 mars 2023 | 22:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se marrëveshja e dakorduar në Ohër në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është e dëmshme për Kosovën.

Ai në emisionin  “Zona e Parlamentit” në “RTK”, ka thënë se kjo marrëveshje cenon rëndë edhe Kushtetutën e Kosovës.

Marrëveshja vërtet është shumë e dëmshme në kuptimin politik, dimensional historik dhe strategjik të rrugëtimit të shtetit të Kosovës. Marrëveshja është e dëmshme sepse e cenon rëndë pjesën e kushtetuese të tij. Marrëveshja është e dëmshme sepse nuk lejon hapësirë operimi dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të vjen në Kuvend pikërisht se e cenon Kushtetutën e Kosovës. Marrëveshja është e dëmshme sepse ka shumë të panjohura të saj  që në rrugëtimin e implementimit të saj, pasojat do të dalin dhe shpërfaqen edhe në kuptimin social edhe politik, por mbi të gjitha do të shpërfaqen pengesat e mëdha në zhbërjen e normalitetit kushtetues të Republikës së Kosovës, të cilin më shumë mund dhe gjak e kemi ndërtuar”, ka thënë Shala, duke shtuar se kjo marrëveshje nuk e avancon pozitën e Kosovës.

Më tutje, Shala ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesë të transparencës në dialog dhe për keqqeverisje.

Në këtë intervistë, Shala ka folur edhe për ndërmarrjet publike, duke thënë se janë duke operuar me humbje. Sipas tij, humbjet në Trepçë janë 600 mijë euro në muaj.

Intervista e plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar duke kërkuar shpjegime…