Shala merr mbështetje nga mitrovicasit për zgjedhjet e 6 tetorit

04 tetor 2019 | 15:24

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë me dije se ka përmbyllur fushatën elektorale në Mitrovicë.

Ai ka thënë se është i kënaqur me përkrahjen që ka marrë nga mitrovicasit.

“Me një takim shumë të përzemërt dhe shumë miqësor dje e mbylla fushatën elektorale në Mitrovicë. I kënaqur jashtëzakonisht shumë me përkrahjen që gjeta tek mitrovicasit gjatë kësaj fushate”.

“Studentët, minatorët, veteranët e luftës …, dhe në përgjithësi të gjithë banorët, si asnjë herë tjetër, më dhanë mbështetje, duke më motivuar edhe më shumë për angazhimet të cilat m’i ka ngarkuar Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri Kadri Veseli, e të cilat bashkë do t’i realizojmë pas 6 tetorit. Urime fitorja Mitrovicë!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Me një takim shumë të përzemërt dhe shumë miqësor dje e mbylla fushatën elektorale në Mitrovicë. I kënaqur…

Gepostet von Ferat Shala am Freitag, 4. Oktober 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) këtë edicion i është…